Insajderi
Lajme

“U dhanë një miliard euro për hetim të trafikimit të organeve, dëshmitarët flasin për kafshë të humbura”- kritikohet dëshmitari në Gjykatë Speciale

Insajderi
31 October 2024 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“U dhanë një miliard euro për hetim të trafikimit të organeve, dëshmitarët flasin për kafshë të humbura”- kritikohet dëshmitari në Gjykatë Speciale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Haxhi Mazreku, dëshmitar në Gjykatën Speciale, është kritikuar për dëshminë e tij kundër ish-krerëve të UÇK’së.

Ish-këshilltari politik, Kushtrim Shkodra, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka thënë se janë shpenzuar një miliard euro në një gjykatë që premtoi të hetonte trafikimin e organeve, shkruan Insajderi.

“Ambasada e SHBA-së dhe BE-ja shpenzoi një miliard euro për një gjykatë që premtonte të hetonte trafikimin e organeve. Tani, dëshmitarët në Gjykatën Speciale dëshmojnë për kafshë të humbura dhe “prostituta”. Ështa koha që SHBA (Richard Grenell) t’i japë fund kësaj farse”, ka shkruar ai.

Në videon 17-sekondëshe të ndarë nga Shkodra në platformën ‘X’, dëshmitari Mazreku dëgjohet duke përdorur shprehje adekuate në një krahasim të tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark