Insajderi
Insajderi

U dhunua dhe u shantazhua nga një burrë, rrëfehet në polici e mitura nga Ferizaj

Insajderi
28 December 2021 - 09:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një e mitur nga Ferizaj ka raportuar në polici se muaj më parë është dhunuar dy herë nga një burrë.

Rasti është raportuar në polici mbrëmjen e së hënës, ndërkaq viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka shantazhuar.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Ferizaj 27.12.2021 – 21:15. Viktima femër kosovare ka informuar se muaj më parë është dhunuar dy herë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se edhe e kishte shantazhuar viktimen. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark