U fotografua afër Kurtit në Kaçanik, flet deputetja e re e PDK-së: I qëndroj besnike partisë sime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U fotografua afër Kurtit në Kaçanik, flet deputetja e re e PDK-së: I qëndroj besnike partisë sime

    Insajderi
    09 April 2025 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosovare Murseli, ka reaguar pas spekulimeve për mundësinë e kalimit të saj në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), pas pranisë së saj gjatë homazheve për 26-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të luftës në Kaçanik, ku ajo shfaqej pranë kryeministrit Albin Kurti.

    Murseli, e cila ishte e pranishme gjatë homazheve së bashku me deputetë të tjerë të PDK-së, ka theksuar se nuk ka asgjë të pazakontë në fotografitë që janë bërë publike dhe ka sqaruar se është radhitur me kolegët e saj të partisë.

    Ajo e ka përjashtuar mundësinë e kalimit në LVV dhe ka theksuar se qëndron besnike ndaj elektoratit të saj dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Unë jam e Kaçanikut dhe nuk ka asgjë të veçantë në fotografi. Thjesht kemi qenë të radhitur bashkë me deputetë të PDK-së. Unë kam bindjen dhe qëndrimin tim politik dhe i qëndroj besnike elektoratit tim, patjetër PDK-së. Ashtu jemi radhitur, unë kam qenë me Ganimete Musliun dhe Ariana Shoshin, dhe ato kanë qenë kolegët e mi në krah,” ka thënë Murseli në emisionin Debat Plus, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark