Rrallë herë, mbase edhe fare, ndodh që meçi të dorëzohet në minutat e fundit – si shkas frikën.
Megjithatë, mbrëmë në një meç boksi të peshave të lehta ndodhi një gjë e tillë.
Meksikanja, Alma Ibarra kërkoi që të mos ndeshej me luftëtaren Jessica McCaskill.
Gjatë gjithë luftës, Jessica ishte më kërkuese dhe vendimtare, deri në momentin kur meksikanja kërkoi nga trajneri i saj ta ndalonte këtë meç.
Ajo kishte frikë në këtë përballje dhe i tha trajnerit: Dua të dal e gjallë.
“Jo… Jo… Unë thjesht dua të kthehem gjallë në shtëpi,” i bërtiti Ibarra trajnerit të saj, duke refuzuar të luftojë përsëri.
Meksikanja u largua dhe Jessica McCaskill (12-2-0), e cila është kampione e botës që nga viti 2018, arriti ta fitojë edhe këtë meç.
Pamjet më poshtë: