Insajderi
Lajme

U fut në kredi- Sa i kushtoi dhe kur e ndërtoi Bajqinovci vilën, një pjesë e së cilës iu dogj sot?

Insajderi
24 September 2024 - 20:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U fut në kredi- Sa i kushtoi dhe kur e ndërtoi Bajqinovci vilën, një pjesë e së cilës iu dogj sot?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pjesë e vilës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në afërsi të Bjeshkëve të Bajgorës është djegur.

Bajqinovci në prononcimin e fundit të tij tha se është duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe në momentin kur ka ndodhur incidenti askush nuk ka qenë i pranishëm brenda vilës.

“Jam duke shkuar, nuk kam kurfarë informate pos më kanë thënë se do dyer dhe dritare ka kërsit diçka dhe janë dalë jashtë dhe u kallë një pjesë. Policia janë në vendin e ngjarjes dhe jam në gjysë të rrugës për Prishtinë-Podujevë. Vila ndodhet mes Bajgorës dhe Llapit është një vend afër Bajgorës. Më thanë që është djegë”, deklaroi deputeti i VV’së për Gazetën Express.

“Fatmirësisht nuk ka qenë dikush në vilë, unë dhe familja jem rrimë aty por më lajmëruan fshatarët, tash nuk pe di edhe çka ka ndodhë, a e ka djegë rryma, po i kish qitë dritaret jashtë krejt”, tha Bajqinovci ndër të tjera

Kur u pyet nga Gazeta Insajderi për këtë çështje, Bajqinovci deklaroi se “është i zënë”.

Bajqinovci e ka të deklaruar këtë vilë në deklarimin e tij të pasurisë. Ai ka deklaruar para Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit se ndërtimi i saj i ka kushtuar 25 mijë euro.

Sipas deklarimit, vila figuron në pronësi të deputetit të VV’së që nga 2017-a.

Sipërfaqja e kësaj vile është 78 metra katrorë, teksa thotë se u fut në kredi për ta ndërtuar atë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark