×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “U gjet gati pa shenja jete”, mësohen detaje të reja rreth gjendjes së rënduar shëndetësore të Madonnas

    Insajderi
    29 June 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lajmi se Madonna u shtrua me urgjencë në spital ka tronditur fansat e saj në mbarë botën.

    Mësohet se gjendja e saj ishte tepër e rëndë sa familjarët menduan se e humbën dhe u përgatitën për më të keqën.

    64-vjeçarja u gjet pa ndjenja në New York të shtunën dhe u dërgua me shpejtësi në spital ku thuhet se u intubua gjatë natës.

    Më vonë sipas stafit të saj u mësua se ajo vuante nga një ‘infeksion serioz bakterial’ dhe se i duhej kohë për t’u rikuperuar.

    I afërmi i këngëtares së lindur në Michigan tha për DailyMail se ata kaluan disa ditë traumatike dhe ishin të pasigurt nëse ajo do t’ia dilte mbanë.

    Sipas tij përgatitjet intensive për turneun e saj të ardhshëm i përkeqësuan edhe më shumë gjendjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark