×
  • Lajme
  • Lajme

    U gjetën armë dhe predha, pamje me dron nga vila e Ervis Martinajt

    Insajderi
    26 December 2022 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie janë gjetur në banesën e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj dhe xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forcat speciale RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë mëngjesin e kësaj të hëne në Fushë Kuqe të Kurbinit.

    Përmes një njoftimi për shtyp policia bën me dije se gjatë kontrolleve në 3 banesa, në një prej tyre u gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

    Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare. Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

    Siç bën me dije policia kontrollet, u zhvilluan në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark