×
  • Lajme
  • Insajderi

    “U kallën provat e Deharit”, qytetarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme

    Insajderi
    25 March 2023 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore para pak çastesh.

    Kjo është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate të lëshuar në facebook.

    Sipas Ministrisë, nuk ka dëme të shkaktuara, ndërsa personat përgjegjës po merren me shkaqet e shpërthimit.

    Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, përfundon njoftimi

    Ndërkaq ky rast për qytetarët po duket të jetë goxha i dyshimtë, shumë nga ta dyshojnë në zjarrvënie të qëllimshme. Krejt kjo për shkak të mostrave të Astrit Deharit të cilat ruhen në atë objekt.

    “Albulena Haxhiu ka dorë këtu 100%… një herë tentoj ti humb Provat e rastit Deharit tash e ofendoj kushtetutën që nuk është tu mujt me mar në kontroll edhe Gjykatën … Këtë njeri duhet gjykata me rras në burg”, ka thënë një komentues.

    Mendim të njëjtë po ndajnë disa qytetarë, teksa një nga ta ka shkruar se “Kot e keni se skeni me mujt me mshef drejtësi për Astrit Deharin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark