×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U kapën dukje vjedhur në antenën e Telekomit, arrestohen dy persona në Shtime

    Insajderi
    08 May 2024 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    M.M. 44-vjeçar dhe M.P., 43-vjeçare, janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë kapur duke vjedhur në objektin e antenës së Telekomit të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godanc të Epërm të Shtimes, mbrëmjen e së mërkurë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku thuhet se gjatë kontrollit janë gjetur katër bateri akumuluese elektrike, që dyshohet se u vodhën nga antena e Telekomit.

    “Me datën 07.05.2024 rreth orës 19:38 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, në objektin e antenës së Telekomit të Kosovès është duke u kryer një vjedhje”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    “Patrullat e policisë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një veturë Ford Focus me targa vendore dhe dy persona të dyshuar. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tyre dhe veturës, në bagazhin e veturës janë gjetur 4 bateri akumuluese elektrike, të cilat dyshohet se ishin vjedhur nga antena e Telekomit të Kosovës, ndërsa kishin dëmtuar alarmin dhe ( kapakun e baterive ) të antenës. Të dy personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark