×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “U kënaqa edhe vetë”, Blendi Fevziu e Ardian Gjini ftohen bashkë në emision pas ngatërresës që iu bë nga moderatorët

    Insajderi
    11 August 2023 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari shqiptar Blendi Fevziu dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, të cilët mbrëmë u ngatërruan nga dy moderatorë, të cilët iu referuan Ardian Gjinit si Blendi Fevziu u ftuan në televizionin “Kanal 10”. përmes lidhjes direkte.

    Të dy ata folën për ngatërresën që iu bë derisa thanë se e kanë marrë me shumë sportivitet.

    Gazetari Blendi Fevziu tha që sot e kuptoi atë që kishte ndodhur dje përmes mesazheve të shumta që kishte pranuar nga miqtë e tij nga Kosova.

    Fevziu tha se në fillim kishte menduar se kishte ndodhur diçka në Kosovë, por që pas hapjes së mesazheve e kuptoi që bëhet fjalë për një situatë qesharake dhe tha që u kënaq dhe ai.

    “Pjesa më e madhe e ngjajshmërisë mes meje dhe Ardian Gjinit është mungesa e flokëve”, tha Fevziu.

    Ardian Gjini tha se atij i ka ndodhur një herë që Shqipëri që ta ngatërrojnë me gazetarin Blendi Fezviu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark