×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “U kthye dy herë të shtëpia e burrit”, detaje tmerruese nga ajo çka përjetoi shtatzëna e vrarë mizorisht

    Insajderi
    01 December 2022 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë bërë më shumë se 17 orë nga vrasja makabre e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Vrasësi i gruas nga Lipjani vazhdon të jetë ende në arrati pas vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së. Ajo ishte edhe shtatzëne përderisa u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin u konfirmua se ishin në proces të divorcit.

    Gazetarja e gazetës Insajderi edhe sot ndodhet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë. Aty ka folur me një dëshmitare të rastit e cila kishte qenë prezent kur Hamide Magashit u vra nga tre plumbat të shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili.

    Ajo tha se gruaja që u vra ishte kthyer dy herë të shtëpia e burrit edhe pse ishte larrguar duke shpresuar se do bëhet më mirë.

    Ajo i ka thënë se gazetares se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj.

    “Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.

    Ndërsa motra e saj Burbuqe Magashi tha se gruaja e vrarë nga ish-burri kishte tentuar edhe më herët ta vras vetën. Sipas saj e motra ishte në izolim terë kohën nga burri i saj.

    Në një moment ajo thotë se edhe në banjo përcillej nga nëna e dorasit, vjehrra e saj.

    “Kjo u detyru me ra prej katit të dytë me mbytë vetën. Qaq që ka pas maltretim prej krejt familjes së tyre, e izoluar ka qenë, s’e kanë lanë me dalë në oborr. I kanë thënë derisa të lind 1 vit e gjysmë s’ki nevojë me shku te motrat në Llugaxhi”, tha ajo.

    Ndërkohë që fëmiun duhet ta dorëzojë tek familja e burrit e ka konfirmuar edhe motra e të ndjerës.

    Varrim siç mëson Insajderi pritet të bëhet ditën e nesërme.

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka lëshuar një komunikatë për media, pasi të mërkurën në oborrin e QKUK-së, Sokol Halili dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë Hamide Magashi, 35-vjeç.

    Gjykata tregoi se viktima ka pasur urdhër-mbrojtje në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, duke filluar nga 13 shtatori i këtij viti deri më 13 mars të 2023-s.

    Vrasësi i gruas dhe foshnjes që pritej të lindë, Sokol Halili nuk ishte i pa njohur për organet e rendit.

    Ndaj tij në muajin gusht ishte ngritur aktakuzë për kanosje. Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Ferizajt, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndaj tij ishte në fuqi edhe urdhri i mbrojtjes nga shtetit, sipas së cilit ai nuk guxonte t`i afrohej ish-gruas së tij. Udhëri ishte valid deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

    Por kjo nuk e pengoi që Halili, të shkonte në Gjinekologji aty ku para disa ditësh u shtrua gruaja e që pritej ta linde foshjen.

    “Me datë 10.08.2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Pavarësisht aktakuzës së prokurorisë kur kishte nisur gjykimi Halili ishte deklaruar i pafajshëm.

    “Me datë 07.09.2022 lidhur me këtë aktakuzë është caktuar dhe mbajtur shqyrtimi fillestar, me ç ‘rast i pandehuri S.H. ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet”, thuhet në njoftim.

    “Gjykata në afatin prej 30 ditëve konform nenit 245, 249 dhe 250 të KPP-së, i ka njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Mbrojtësi i të pandehurit S.H. me datë 26.09.2022 ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Gjykata me datë 18.11.2022, ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtësi të pandehurit për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave”, thuhet më tej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark