Fubollisti danez, Christian Eriksen, është rrëfyer mbi përvojën e tij që ishte pranë vdekjes në Kampionatin Evropian verën e kaluar, duke thënë se ai u largua nga kjo botë për pesë minuta.
Danezi nuk luajti asnjë ndeshje futbolli që kur pësoi arresti kardiak në ndeshjen ndaj Finlandës në qershor.
Ai për “BBC Sport” u rrëfye duke thënë se u largua nga kjo botë për pesë minuta derisa m’i kthyen rrahjet e zemrës.
“Unë u largova nga kjo botë për pesë minuta derisa m’i kthyen rrahjet e zemrës”, ka thënë fillimisht Eriksen për BBC Sport.
“Është pak jashtë përvojës botërore, e çuditshme, sepse ndodhi dhe unë isha aty ku isha, por të shohësh se ku jam tani është shumë e çuditshme”.
“Mund të kujtoj gjithçka përveç pesë minutave, gjuajtjen, topin që më goditi gjurin dhe më pas nuk e di se çfarë ndodhi më pas”, shtoi danezi kur u pyet nëse e mban mend atë që ndodhi para rënies së tij kundër Finlandës.
“Pastaj u zgjova me njerëz rreth meje dhe ndjeva presionin në gjoks, duke u përpjekur të riktheja frymëmarrjen time. Atë herë nuk e kisha idenë se çfarë ndodhi, më pas më kaloi në kokë, a ndodhi diçka me këmbët e mia, a theva shpinën?”.
“A mund të ngre këmbën lart, të gjitha gjërat e vogla që po përpiqesha të bëja për të parë se çfarë ndodhi. Më pas në ambulancë dëgjova dikë të thoshte ‘sa kohë isha jashtë’ dhe dikush tha ‘pesë minuta’ dhe kjo ishte hera e parë që unë kisha dëgjuar se kisha ‘ikur’”.
29-vjecari nuk i ka harruar të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndihmuar stafi mjekësor i Danimarkës, bashkëlojtarët, fansat duke i dërguar mesazhe motivi, duke i falenderuar të gjithë.
“Gjëja e parë është të tregoj mirënjohje për njerëzit rreth meje. Bashkëlojtarët, mjekët fillimisht në fushë, mjekët e ekipit dhe më pas në spital për të bërë gjithçka dhe për të kontrolluar gjithçka dhe më pas të gjitha mesazhet nga njerëzit që treguan mbështetje për mua dhe familjen time. Ka qenë vërtet e këndshme të shihja të gjitha mesazhet”.
“Jam shumë me fat dhe u kam thënë ballë për ballë se jam shumë i lumtur që bënë atë që bënë, përndryshe nuk do të isha këtu”, përfundoi mesfushori danez.
Ndërkohë, Eriksen është transferuar te skuadra angleze, Brentford, deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.