×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U largua nga shtëpia pasi e rrahu burri, policia e gjen në rrugë në mesnatë një grua në Malishevë

    Insajderi
    01 May 2024 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një grua në rrugë në mesnatë në komunën e Malishevës, e njëjta kishte treguar se është rrahur nga burri dhe është larguar nga shtëpia.

    Viktima është dërguar në QKM për tretman mjekësor dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore

    Njoftimi:

    Malishevë 29.04.2024-22:00.Më datë 01.05.2024 rreth orës 00:10 nga njësia policore është hasur viktima femër e cila ka njoftuar se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark