Këngëtarja e njohur Tringa ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka folur pa dorashka për veten e saj, planet e të ardhmes apo raportet me kolegë të vjetër e të rinj.
Dikur, ajo menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj ndaj s’mund t’i shpëtonte një pyetjeje lidhur me Gencin.
E pyetur si i ka tashmë marrëdhëniet me të, Tringa la të kuptohet se ka hatërmbetje nga Genci.
“Më ka hequr nga Instagram, e kuptoj se tani është lidhur me Enin. Por ne kemi qenë shokë dhe kemi punuar bashkë. Po nejse është jeta e secilit dhe unë ndoshta ja heq kur të gjej burrë”, u shpreh Tringa.