×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    U mbajt festivali i poezisë “Guri i plakës”

    Insajderi
    12 August 2023 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Drenas u mbajtë aktiviteti letrar, festivali i poezisë “Guri i plakës”. Edicioni i VII-të i këtij manifestimi poetik mblodhi shumë poetë nga Kosova, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe viset e tjera shqiptare.

    Me një fjalë hyrëse, të pranishmit i përshendeti z. Izet Abdyli, kryetar i Art Club “Rifat Kukaj”, i cili foli për rëndësinë e këtij manifestimimi që u dedikohet krijuesve nga mërgata. Pastaj, përshendeti edhe z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani”, i cili vlerësoi lart bashkëpunimin në mes të dy asociacioneve.

    Manifestimi filloj me perurimin e librave “Thesari kombëtar 13-14” dhe “Jubileu”, botime nga Shoqata e Shkeimtarëve “Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Për librat në fjalë folën z. Muhamet Ibrahimi dhe z. Izet Abdyli.

    Pastaj, u vazhdua me orën poetike “Guri i Plakës”, që kishte karakter garues, ku ishin pjesmarës 44 konkurues. Juria e përbërë nga Xheladin Mjeku, Nexhat Rexha dhe Dibran Demaku, pas vlerësimit të poezive, ndanë tri çmime:

    • Vendi parë poezia ,,Xhubleta”, autor Ramë Oraca,
    • Vendi dytë poezia “Pervjetor pa puthje”, autor Kadri Tarelli,
    • Vendi i tretë poezia “Retrospektivë në kujtime”, autore Naxhije Doçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark