×
  • Sport
  • Sport

    U mposhten në “Air Albania” nga Shqipëria – Bullgaria shkarkon trajnerin serb

    Insajderi
    26 October 2023 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndeshja miqësore me Shqipërinë ka qenë e fundit për serbin Mladen Krstajiç si trajneri i kombëtares bullgare. Shkarkimi i tij ishte përfolur prej kohësh, madje që pas humbjes 2-0 në “Air Albanai” ku për kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo shënuan Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.

    Trajneri serb e drejtoi Bullgarinë në 12 ndeshje, por humbja me Shqipërinë vulosi përfundimisht fatin e 49-vjeçarit., i cili tashmë është shkarkuar nga federata e futbollit bullgar.

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Bullgare të Futbollit (BFU), vendosi së fundmi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun serb. Krstajiç e la Bullgarinë në vendin e fundit në grupin G të eliminatoreve të “Euro 2024” me vetëm 2 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.

    “Pas rezultateve që ka arritur skuadra, ka qenë vendim unanim për shkarkimin e Mladen Krstajiç. Pra ishte e natyrshme që të ndodhte.

    Ne jemi duke negociuar me një trajner tjetër, jemi në fazën finale, por nuk kemi vendimin përfundimtar. Kështu që ende nuk mund ta shpallim”, deklaroi Georgi Ivanov, drejtori teknik i BFU.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark