Një femër nga Drenasi ka raportuar në Policinë e Kosovës se dy meshkuj ia kanë marrë telefonin dhe 185 euro dhe më pastaj e kanë kërcënuar se në rast se nuk del në takim me njërin nga të dyshuarit, ata do t’ia publikojnë fotografitë që ndodheshin në telefon.
Sic njofton policia, ata kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit që ka tentuar të kushtëzojë viktimën.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky i dyshuar është vetëm një nga 32 personat e arrestuar në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës./Insajderi.com