×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U ndalën në radar, dy gra i rrahin policët në Podujevë

    Insajderi
    21 October 2023 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fshati Penuhë i Podujevës për pak kohë të premten u shndërrua në një arenë përleshjeje.

    Protagonistë në njërën anë ishin dy policët llapjanë, e në tjetrën një familje treantarëshe.

    Të parët kishin dalë për të parë nëse po respektohen rregullat e trafikut nga ngasësit. Por, në një moment radari i tyre e kapi një veturë në të cilën ishin edhe dy pasagjere, të cilat rezultuan të jenë problematike. Ato i sulmuan policët, duke e bërë njërin për mjek, njofton Klan Kosova.

    Sipas dëshmitarëve që e panë të gjithë ngjarjen, zënka filloi së pari me shoferin e veturës dhe policin që ia shqiptoi gjobën e më pas aty u përfshinë edhe familjarët e shoferit që ishin pasagjerë. Gruaja e nëna e vozitësit e mbrojtën djalin, por policët nuk i kursyen.

    Për ta vënë situatën nën kontroll, të uniformuarit arrestuan dy gratë nën dyshimet për kryerjen e veprës “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Më pas me vendim të prokurorit, të njëjtat u liruan, teksa rasti tashti po vazhdon në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark