Insajderi
Lajme

U pa në zyret e Edi Ramës, reagon Behgjet Pacolli pasi u tha se ka negociata për të hyrë në Qeveri

Insajderi
28 August 2025 - 18:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U pa në zyret e Edi Ramës, reagon Behgjet Pacolli pasi u tha se ka negociata për të hyrë në Qeveri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Behgjet Pacolli ka reaguar pas disa raportimeve për një vizitë te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas mediave atje, Pacolli është në negociata për tu bërë pjesë e qeverisë Rama, gjë të cilën ai e ka mohuar.

Një gjë të tillë e ka mohuar Pacolli me një shkrim në “Facebook”.

“Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë zyrtare, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës.

Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media”, tha ai.

Reagimi i tij i plotë:

Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli i gazetës Kapitali është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë.

Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë zyrtare, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës.

Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media.

Në fakt, duke qenë se aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal të o jrktit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark