Një vit pas ndarjes nga këngëtari i njohur Ledri Vula, blogerja e famshme shqiptare, Sara Hoxha, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sociale pas publikimit të një videoje që ngriti spekulime mbi një lidhje të re dashurie.
Në video, një çift shihej duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë brenda në det, dhe shumë shpejt u aludua se vajza në video ishte vetë Sara.
Pamjet, të cilat u bënë virale, bënë xhiron e rrjetit duke nxitur pyetje dhe komente nga ndjekësit e Sarës, që kërkonin të dinin më shumë rreth identitetit të mashkullit misterioz.
Gjithashtu pak ditë më parë, ish-partneri i Sarës, Ledri Vula, u përfol se kishte nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë nga Kosova, e pa njohur për publikun.
Megjithatë, spekulimet morën fund kur vetë Sara vendosi të reagojë përmes rrjeteve sociale. Në një postim të bërë në Instagram, ajo sqaroi se personi në video nuk është ajo, por disa miq të saj. Sara publikoi videon origjinale dhe bëri tag çiftin e vërtetë.