Modelja Aurela Hoxha ndonëse është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it, ajo ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private.
Ajo publikoi një foto mbrëmjen e djeshme në Instagram ku shihej duke u përqafuar me një mashkull misterioz.
Kjo bëri që nga mediat rozë të aludohej se personi në fjalë ishte partneri i saj.
Por, nuk është kështu, pasi e vërteta qëndron ndryshe
Djali në foto është vëllai i Aurelës dhe këtë e konfirmoi vet ajo duke ripublikuar të njëjtën fotografi në Instastory.
Kështu për të mohuar atë që u tha në media, Aurela shkroi mbi foto “Vëllai im simpatik”.