Nuk e ofendova, më vjen keq që do të mungoj ndaj Interit
Trajneri Jose Mourinho ka folur pas fitores me Monzën dhe për kartonin e kuq që e mori për shkak të një debati në fund të ndeshjes. Kështu ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Interit, ish-skuadrës së tij.
“Më përjashtuan për heshtjen e pankinës së Monzas, por nuk ofendova askënd. Vitin e kaluar luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në Monza dhe njerëz pa përvojë na thanë fjalë të këqija.
Sot i vetmi stoli që bëri një shfaqje fantastike dhe i bëri presion arbitrit ishte e tyre. A jam penduar që nuk jam aty kundër Interit? Si të gjitha herët që nuk jam aty….”, u shpreh trajneri portugez.