×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    U përmend nga drejtori i agjencisë Anti-Korrupsion- Kush është politikani që dyshohet se fshehu katër milionë euro në bankën zvicerane?

    Insajderi
    13 May 2024 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, në një intervistë së fundmi ka përmendur rastin e një politikani që ka fshehur miliona euro nga deklarimi i pasurisë. Kjo deklaratë ngjalli reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha. Basha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetohet ky politikan.

    Por, për kë e ka pasur fjalën drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit?

    Akan Ismaili, i besuari i Kosovës për ambasador në SHBA më 2012-ën, i kishte fshehur nga institucionet e transparencës afro katër milionë euro në bankën “Credit Suisse” në Zvicër.

    Si ambasador deri në vitin 2015, Ismaili ishte i detyruar ligjërisht të deklaronte pasurinë në Agjencinë Kosovare për Parandalimin e Korrupsionit. Ai raportoi prona duke përfshirë prona, kursime në para dhe kompani të ndryshme, por jo edhe katër milionë eurot e fshehura.

    Ndaj tij kishin filluar hetimet nga Prokuroria Speciale në janar të 2023-ës. Deri më tani, s’është ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj tij.

    Banka Credit Suisse, në qershor të 2022-ësishte shpallur fajtore dhe gjobitur për përfshirje në pastrim të parave në lidhje me një rrjet të drogës nga Bullgaria.

    Credis Suisse është banka e dytë më e madhe në Zvicër. Kjo ishte hera e parë në histori të Zvicrës që po hetohej një bankë nga autoritetet kompetente.

    Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, zyrtarët e lartë publikë që fshehin pasurinë ose bëjnë deklarime të rreme mund të gjobiten dhe të burgosen deri në pesë vite. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark