Insajderi
Lajme

U përurua muaj me parë nga Alban Hyseni, kjo është gjendja e ambulantes në lagjen Arbëria sot

Insajderi
08 February 2024 - 18:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U përurua muaj me parë nga Alban Hyseni, kjo është gjendja e ambulantes në lagjen Arbëria sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në tetor të vitit 2023 , kryetari i Gjilanit ka përuruar ambulanten në lagjen Arbëria, por sot është në gjendje të mjerueshme.

Alban Hyseni përmes një postimi në “Facebook” me 6 tetor i kishte dhënë jehonë përurimit të ambulantes në lagjen Arbëria.

Ai kishte ndarë edhe pamje brenda kësaj hapësirë.

Por, vetëm tre muaj pas gjendja aty ka ndryshuar. Në disa foto që ka siguruar Insajderi shihet se kjo ambulantë është në gjendje të mjerueshme.

Madje muret janë mbuluar pothuajse krejtësisht nga myki.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark