×
  • Sport
  • Sport

    U pyet se kush mund ta fitojë duelin mes tij dhe Muhamed Ali, kjo është përgjigja epike e Tysonit

    Insajderi
    09 April 2024 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mike Tyson ka dhënë një përgjigje brilante kur është pyetur se kush do të fitonte një duel të peshave të rënda mes tij dhe Muhamed Ali.

    Legjenda e boksit Mike Tyson mori vëmendjen muajin e kaluar kur u njoftua se ai do të rikthehet në ring për përballjen me YouTuber-in Jake Paul.

    Tyson do të jetë 58-vjeçar gjatë kohës kur ai do të përballet me 27-vjeçarin më datë 20 korrik në qytetin e Teksasit, ndërsa kishte pasur shumë diskutime nëse dy boksierë me një dallim kaq të madh në moshë duhet të përballen me njëri-tjetrin.

    Tyson mbretërori si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks nga 1987 deri në 1990, pasi kishte fituar 19 duelet e tij të para me nokaut, ku 12 prej tyre erdhën në raundin e parë.

    ‘Iron Mike’ natyrisht se do ta llogarisë veten favorit për duelin me Paul, por kur u pyet për një duel me Muhamed Ali, ai u tregua shumë i sinqertë.

    Në një intervistë për ‘This is 50’, Tyson kishte insistuar se askush nuk mund ta mposhtë Muhamed Alinë në formën e tij më të mirë.

    “Nuk ka asnjë person si ai. Gjithçka që ne kemi, ai e zëvendëson atë. Askush nuk mund ta mposht Alinë, nuk ka të bëjë me muskujt as me koncentrimin, ka të bëjë për faktin se është Ali. Nuk mund ta mposht atë”, ka thënë Tyson.

    Dominimi i Alisë në ring dhe aktivizmi i tij jashtë ringut bëri që ai të emërohej në vitin 1999 si ‘Sportisti i Shekullit’ nga Sports Illustrated./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark