Insajderi
Lajme

U raportua se po hetohet nga Krimet Ekonomike, Gani Jakupi flet për Insajderin

Insajderi
03 October 2024 - 18:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U raportua se po hetohet nga Krimet Ekonomike, Gani Jakupi flet për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në media është raportuar se Gani Jakupi është duke u hetuar nga Krimet Ekonomike. Sipas këtyre raportimeve Majlinda Bregasi, bashkëpunëtore e Gani Jakupit, e ka denoncuar për disa vepra penale.

Por, i pyetur nga Insajderi, rreth këtyre raportimeve Jakupi, tha se nuk është në dijeni dhe se nuk është kontaktuar nga Krimet Ekonomike.

“Nuk e di. Mue nuk m’kanë kontaktue“, tha shkurt ai për Insajderin.

Gani Jakupi u bë emër i njohur pasi u bë publike kontrata që ai kishte lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ofruar shërbime si konsulent për Ambasadën Kosovës në Bruksel. 

Ndërsa sot u raportua se ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe shpërlaje parash.

Aty theksohet se “ekziston dyshimi i bazuar se z. Gani Jakupi, në cilësinë e bashkëthemeluesit të OJQ’së e ka përdorur dhe shfrytëzuar llogarinë bankare të OJQ’së për të pranuar pagesa personale nga persona të tretë”.

Sipas këtij raportimi ai po akuzohet për veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje parash, shmangie nga tatimi, mashtrim, konflikt i interesit, falsifikim i dokumenteve, mashtrim me subvencione.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark