Ylli i YouTube, Jake Paul u rendit i gjashti në listën e sportistëve më të paguar nën moshën 25 vjeç, pasi fitoi 30 milionë dollarë (24.2 milionë £) e për meçin e tij vitin e kaluar.
Paul ka festuar këtë arritje të tij, duke shkruar se iu deshën vetëm dy vite ta arrinte këtë
Ai shkroi: “Bëra debutimin tim pro më 30 janar 2020. 2 vjet dhe 4 muaj më vonë, unë jam atleti i 6-të më i paguar në botë si 25 vjeçar. Më urre sa të duash…” – përcjell Insajderi.
Personaliteti i famshëm i mediave sociale, i shndërruar në boksier, në muajin gusht do të rikthehet në ring, ndërsa ‘Iron Mike’ është ndër të preferuarit e tij për t’u përballur.
Tyson është pensionuar nga boksi profesionist në vitin 2005, mirëpo u rikthye në vitin 2020 për një meç miqësor ndaj Roy Jones Jr.
Dhe natyrisht në rast se plotësohen kërkesat e tij financiare, 55-vjeçari do të ishte i gatshëm të rikthehej ndaj ‘Fëmijës problematik’.
/Insajderi