Palermo siguroi ngjitjen në Serie B teksa siçilianët kërkojnë me ngulm rikthimin sa më të shpejtë në elitë, Serie A. Drejtuesit kanë nisur nga puna në merkato për të zhvilluar një kampionat si pretendentë ndërsa në “gjurmët” e tyre ka rënë edhe Silvio Merkaj.
Sulmuesi shqiptar është aktualisht pjesë e Virtus Entella, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024. Në sezonin e fundit ia doli të realizonte plot 14 gola, shifra të cilat kanë zgjuar interesin e Palermos për Merkaj.
Ndërkohë, tratativat mes Palermos dhe Merkajt janë ende në fazë të hershme, ndërsa sipas Transfermarkt, kartoni i sulmuesit kushton 400.000 euro.