×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U rrah nga motrat Berisha, Instituti i Mjekësisë Ligjore nxjerr raportin

    Insajderi
    09 October 2024 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marinela dhe Antonela Berisha, të cilat dhunuan disa muaj më parë më sende të forta Klea Prengen, vijojnë të jenë të lira.

    Dëmtimi që i është shkaktuar Klea Prenges sipas Instituti i Mjekësisë Ligjore IML është i pa rikuperueshëm çka e rrit përgjegjësinë penale ndaj motrave Berisha.

    Sipas raportit të siguruar nga gazetari Ora News Edison Vatnikaj, Klea Prenga nga ana emocionale, është e ngarkuar dhe ka një labilitet të shtuar. Referon se kohët e fundit është mbyllur në vetvete, ka kufizuar shumë daljet në publik dhe nuk i

    frekuenton më ambientet e dikurshme për shkak të kompleksit të krijuar nga pamja e jashtme.
    Referon se ka humbur punën si blogere për shkak të cenimit të imazhit dhe publikimit mediatik të ngjarjes.
    Aktualisht, ankon për mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Gjatë lëvizjes së buzëve shihet një kufizim i mbylljes së plotë dhe hapje më e kufizuar në anën e djathtë të buzëve. Në pjesën e dëmtimeve asaj i janë bërë 13 qepje.

    E dëmtuara thuhet ne raport ka realizuar një ekzaminimin elektroneurografik për nervat facialë të anës së djathtë të fytyrës dhe nga ky ekzaminimin rezulton si më poshtë:
    “Parametrat elektrofiziologjike janë brenda normës për nervin facial. Asimetria qe vihen në dukje i dedikohen më shumë dëmtimeve të vogla të fibrave muskulore apo degëve fundore të nervit facial”.

    Në konkluzionin përfundimtar arrihet në përfundimin se Klea Prenges iu konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulaturës së anës së djathtë të fytyrës.


    Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” këto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark