Rrjetet sociale si Instagram dhe Tik Tok janë kthyer në “kohën” e preferuar të të rinjve shqiptar, ku disa bëjnë biznes e disa krijojnë sherre deri në tragjedi.
Rasti i djeshëm i të riut Kozak Braci, i cili u mor peng nga disa persona pas sharjeve në rrjetet sociale, ka bërë bujë të madhe dhe vazhdon të bëjë si një këmbanë alarmi edhe për policinë e Shtetit.
Kozak Braci, i njohur “si mbreti i Instagramit”njihet për sherret online me figura të njohura të ekranit dhe personazhe problematike të botës së krimit. Por sherri me Fabio Dushkun, një person shumë i famshëm në burgun grek, i ka kushtuar atij shumë. Fillimisht Braçi u sulmua me një lëndë shpërthyese kapsoll, në hyrje të banesës së tij, pastaj u mor peng nga miqtë e ngushtë të Dushkut.
Duke qenë se ky rast ka bërë shumë bujë dhe ka marrë vëmendjen makismale, në rrjet janë sjell në kujtim disa video me të vjetra të tij e ndër to edhe një video me motrën e Encës, Uindi Haxhiajn.
Uindi shfaqet në një banesë me Kozakun dhe një vajzë tjetër ku në një video LIVE vajzat kërcejnë twerk dhe përdorin fjalor eksplicit.