Tekniku zikaltër, Simone Inzaghi është bërë përsëri viral në rrejtet sociale.
Ai shihet pas fitores së djeshme të derbit me rezultatin 3-0, duke zbritur shkallët e stadiumit me shumë kujdes, madje duke u mbajtur tek anësoret. Këtë veprim ai e bënë me të qeshur duke nënkuptuar incidentit që i ndodhi para disa muajsh.
Në muajin dhjetor, Inzaghi pas përfundimit të ndeshjes në San Siro ndaj Cagliarit, po zbriste shkallët dhe papritur u rrëzua. Për fatin e tij të mirë ai nuk u vra, madje u çua duke qeshur.
Këtë herë ai nuk ka dashur që historia të përsëritej dhe kryen një veprim me shaka ku kaq ka mjaftuar për t’u bërë përsëri viral në rrjetet sociale.