U rrëzua punëtori - Pronari i kompanisë “Fidola" konfirmon arrestimin e djalit të tij: Mezi po presin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    U rrëzua punëtori – Pronari i kompanisë “Fidola” konfirmon arrestimin e djalit të tij: Mezi po presin

    Insajderi
    12 June 2023 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor i kompanisë së ndërtimit “Fidola ShPK”, që ndodhet në Zllatar të Prishtinës është rrëzuar nga skelet teksa po punonte. Pas rastit në pranga ka rënë menaxheri i kompanisë, i cili është djali i pronarit, Isak Fejza. Ndërkohë që policia e inspektorati kanë nisur hetimet për Insajderin është deklaruar vet pronari.

    Fejza ka konfirmuar se gjendja e punëtorit është stabile teksa shtoi se djali i tij është dërguar në mbajtje.

    Ai ka deklaruar se punëtori ka qenë i pajisur me pajisjet e nevojshme të punës.

    Po është rrëzuar, gjendja e tij është stabile ka pasur një operim, është rrëzu prej 70 centimetrave përmbrapa, të gjitha pajisjet i ka pasë, ka qenë i regjistruar po ja që ka ndodhë, taksirati“, tha ai për Insajderin.

    “Po djali është arrestu, tash e keni pa, po na shtinë në burg mezi po presin”, deklaroi Fejza.

    Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    Hetimi është nisur nën dyshimin e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    “Prishtinë 10.06.2023 – 16:43. Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Personi përgjegjës i kompanisë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark