×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U rrokullis me traktor në një arë, vdes një person në Rahovec

    Insajderi
    09 October 2023 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person në Rahovec ka vdekur pas lëndimeve që ka marrë nga rrokullimi me traktorin e tij në një fushë të dielën.

    Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, teksa ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

    “HETIM I VDEKJES – Rahovec 08.10.2023 – NN. Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark