×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    U shpall ‘Personi i vitit’, Elon Musk ka një këshillë për Taylor Swift

    Insajderi
    08 December 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur, Taylor Swift është shpallur ‘Personi i Vitit’ nga revista Time, pas triumfit të turneut ‘Eras’

    Ndërkohë Elon Musk, kishte një paralajmërim si ish-mbajtës të të njëjtit titull, të cilin e fitoi në vitin 2021.

    “Urime. Njëfarë rreziku i rënies së popullaritetit pas këtij çmimi. Po flas nga përvoja”, ka shkruar ai me humor në Twitter.

    Një përfaqësues i revistës e ka bërë të qartë, se dhënia e këtij titulli jo gjithmonë duhet të ketë një shenjë pozitive, sepse konsiderohet më shumë, si njohje e personit që ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e vitit, qoftë për mirë apo për keq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark