Artan Govorri ka zbuluar fotografinë me të cilën është shantazhuar nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Govorri ka shkruar sulmi që i është bërë ka ndodhur pikërisht për shkak të kësaj fotografie, në të cilet shihet me Bajram Zeqirin.
Govori në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se kjo fotografi është bërë nga njerëzit e afërt të Ademit, që sipas tij paguhen për shërbime të tilla.
Fotografia është bërë të martën (dje) dhe sot i është kërkuar llogari nga Ademi se pse është takuar me Zeqirin.
Bajram Zeqiri në të kaluarën ka qenë i punësuar në FFK.
“Insporti” sot gjatë ditës ka raportuar ekskluzivsht për përleshjen mes Govorit dhe Agim Ademit, të ndodhur në zyret e FFK-së.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe vet Govori.
Po ashtu, ky rast ka ndodhur sot pas deponimit të nënshkrimeve nga Gramoz Vokrri, që do të jetë kundër-kandidati i Ademit në zgjedhjet që do të mbahen më gjashtë (6) prill. /Insporti.com/
Më poshtë statusi i plotë i Govorit: