×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “U tentua sulm fizik ndaj Granit Plavës, dëmtoi batanijen”- dramë në Dyz, flet drejtori i burgjeve për Insajderin

    Insajderi
    10 December 2023 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka thënë se Granit Plava, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, ka qenë cak i një tentimi për sulm përgjatë qëndrimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

    Ai një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Insajeri, duke e mohuar të ketë pasur kontakt fizik mes Plavës dhe të burgosurve të tjerë në Dyz.

    “Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit me sulmu, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka pasur rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti ka qenë i ndishëm, presioni i opinionit ka qenë i madh”, ka thënë ai për Insajderin.

    Tutje, ai ka bërë të ditur se Plava, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokolla janë vendosur nëpër institucione të ndryshme, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

    “Natyrisht i kemi shpërnda në institucione të tjera dhe në institucionet e drejtësisë. Këta persona mund të kenë kërcënime nga të burgosurit e tjerë, siç ka ndodhur edhe dje ne do ta hetojmë se si ka ndodhur incidenti”, ka deklaruar Dibrani.

    Dibrani për Insajderin ka thënë se personeli i burgut në Dyz ka ndërhyrë menjëherë pasi që ka parë se Plava ka dëmtuar me duar batanijën. Shefi i burgjeve ka mohuar se Plava ka tentuar t’i japë fund jetës.

    “Njëjtë ka ndodhur edhe me rastin se ka tentuar me vetëvaret, në momentin që e ka vërejtur se batanija është dëmtuar… Persona me rrezikshmëri të lartë. Nuk mund të ketë asnjë rrethanë incidente. Nuk ka pasur tentim për vetëvarje”, ka deklaruar më tej Dibrani. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark