Prej ditësh po përflitet se koreografia dhe balerina e njohur, Riselda Sejdia do të jetë pjesë e programit “Big Brother VIP”.
Mirëpo së fundmi ajo ka hedhur poshtë këto zëra duke zbuluar se do të jetë pjesë “T’ka mami yll”, që pritet të nisë në ekranin e ABC.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ajo ka publikuar një foto dhe ka zbuluar se do të jetë një nga anëtarët e jurisë.
“@albinakodanceacademy ky program do të bëjë namin, kaq po të them… Ndihem tepër e lumtur që jam pjesë e jurisë @tka.mami.yll @abcnewsal @albi_nako faleminderit për ftesën dhe faleminderit që besuat tek unë… Na shkoftë mbarë të gjithëve… ”, ka shkruar Riselda krahas fotos.
“Dance Reality Show” me titull “T’ka mami yll”, ku protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç. Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me çdo kusht, që në sfidat e kërcimit fitues të jetë fëmija i tyre.
Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti tha më herët se “T’ka mami yll” do të vijë jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”.
Po ashtu, më herët u zbulua se pjesë e jurisë do të jetë edhe Erjona Rusi, ndërsa moderatore, Ilda Bejleri.