09:25 - 02 Prill 2023

Vendimi i Olta Gixharit për tu larguar nga shtëpia e Big Brother VIP ishte surpriza e spektaklit të së shtunës.

Aktorja tha se dëshira e saj për të takuar të birin ishte më e madhe se sa fitorja e BBV.

Për rrjedhojë Olta la lojën dhe mënjeherë pas daljes hodhi poshtë akuzat për krisjen e marrdhënies me motrën e saj, Gerta Gixharin.

Familjarët e Oltës kanë publikuar në rrjete sociale kur dy motrat takohen bashkë pas tre muajsh, duke u përqafuar me mall.

@multiistufff

Olta ❤️

♬ original sound – multistuff