×
  • Sport
  • Sport

    U transferua në verë nga Ajax – ylli maroken kërkon largimin nga Bayern Munich, shkak bëhet minutazha

    Insajderi
    20 April 2023 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrojtësi Noussair Mazraoui është ankuar për rolin si rezervist te Bayern Munichu.

    “Kam luftuar për formacionin titullar në pjesën e parë të sezonit dhe kam treguar se çfarë mundem. Tani ndihem sikur i harruar, edhe pse kjo është fjalë e madhe”, ka thënë mbrojtësi maroken që përfundoi në vendin e katërt në Kupën e Botës.

    Këto komente ai i bëri pas eliminimit të bavarezëve nga Liga e Kampionëve.

    Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk luajti asnjë minutë në gjashtë ndeshje garuese nën drejtimin e trajnerit të ri, Thomas Tuchel.

    Mazraoui nuk ka qenë as zgjedhje e dytë apo e tretë në pozitën e tij, por zgjedhje e katërt.

    Mazraoui iu bashkua Bayernit nga Ajaxi i Amsterdamit në verën e kaluar si futbollist i lirë.

    Pati telashe me zemër pas infektimit me koronavirus dhe ishte jashtë fushës për disa javë. Ishte i gatshëm për lojë që prej mesit të muajit mars.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark