Insajderi
Lajme

U vra nga i dashuri i saj dhe trupi iu fut në një valixhe, autopsia: Ishte ende gjallë kur…

Insajderi
18 March 2026 - 22:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U vra nga i dashuri i saj dhe trupi iu fut në një valixhe, autopsia: Ishte ende gjallë kur…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Influencuesja e njohur, Stefanie Pieper, dyshohet se u vra nga ish-i saj pas një grindjeje më 23 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa trupi i saj u gjet i futur në një valixhe në një pyll pranë kufirit Austri-Slloveni.

Hetuesit thonë se Stefanie mund të ketë qenë gjallë kur u vendos brenda valixhes, megjithëse nuk është e qartë saktësisht koha e vdekjes.

Autopsia zbuloi mbytje dhe lëndime në fytyrë, të mundshme nga goditjet ose lëvizja brenda valixhes gjatë transportit.

I dyshuari, 31 vjeç, u arrestua në Slloveni dhe u ekstradua në Austri. Ai ka pranuar vrasjen dhe ka çuar policinë në vendin ku i hodhi trupin. Avokati i tij tha se klienti është i “thyer dhe penduar thellësisht” dhe pretendon se gjatë ngjarjes ishte nën ndikimin e drogës.

Hetuesit kishin përdorur dronë dhe qen nuhatës për të gjetur influencuesen, pasi ajo nuk u paraqit në punë dhe telefoni i saj u gjend i hedhur në një shkurre.tch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark