×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    U19: Kosova ndahet baras në miqësoren me Shqipërinë

    Insajderi
    28 March 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës U-19 ka barazuar në ndeshjen miqësore me Shqipërinë me rezultat 2:2, sfidë e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” në Rogozhinë.

    Ata që kaluan të parët në avantazh ishin kosovarët në minutën e 40’, me anë të një goli të shënuar nga Rinor Jahmurataj.

    Në minutën e 51’, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu barazoi me një gol të shënuar nga Rrok Toma dhe vetëm tetë minuta më vonë, kuqezinjtë kalojnë në avantazh me Dario Dakën ,që ekzekutoj në mënyrën më të mirë një 11-metërsh.

    Gjithsesi avantazhi i Shqipërisë nuk do të zgjaste shumë, pasi Rashica në minutën e 65’ barazoi sërish shifrat, me rezultatin final që u mbyll 2:2.

    Kjo është miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë brenda tre ditësh.

    Kosova më 26 fitoi 2:0 ndaj Shqipërisë në takimin që gjithashtu u zhvillua në Rogozhinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark