Kompania e shquar e shërbimit taksi Uber ka planifikuar të shtrijë aktivitetin e saj në disa qytete Gjermane këtë vit.
Lajmin e konfirmoi ekzekutivi i kompanisë për Evropën për Funkemediengruppe. Aktualisht shërbimi ofrohet në katër qytete Gjermane: Berlin, Mynih, Duseldorf dhe Frankfurt.
“Përgjatë vitit do të fillojmë të ofrojmë shërbimet tona edhe në qytete të tjera Gjermane,” tha Pierre-Dimitri Gore-Coty i cili është zëvendës president dhe menaxher i kompanisë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.
Megjithatë ai nuk bëri të ditur emra specifikë të qyteteve. Në Nëntor të vitit të kaluar autoritetet Gjermane u shprehen të gatshme për ti hapur rrugë shërbimeve që ofrohen nga Uber dhe kompani të tjera deri më 2021.
Ata besojnë se shërbimet online do të ndihmonin në shtrirjen e shërbimeve edh enë zonat rurale.
Ligji aktual i ndalon vozitësit nga nënshkrimi i kontratave direkte nga individët, duke i rezervuar kështu të drejtën taksistëve të licencuar nga autoritetet lokale.
Nga Uber thonë se shpresojnë të jenë prezent në qytetet e mëdha gjermane deri më 2020. Uber ofron shërbime në shumë pjesë të Evropës, në bazë të rregullave të vendit përkatës.