×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Udhëheqësja e arkivit në Zyrën e Kurtit bëhet anëtare e “TrainKos”

    Insajderi
    10 January 2024 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka emëruar sot Bordin e ri Drejtues të Ndërmarrjes Publike “TrainKos”.

    Në mesin e emrave të anëtarëve të “TrainKos” është edhe ai i Vjollca Salihut.

    Gazeta Insajderi ka mësuar përmes burimeve të saja se Salihu është edhe udhëheqëse e Arkivit në Zyrën e Kryeministrit.

    Për këtë, Insajderi ka marrë në telefon Salihun, mirëpo e njëjta ka kërkuar që pyetjet t’i adresohen me shkrim.

    Insajderi iu është adresuar me pyetje me shkrim tek Salihu, por s’ka marrë përgjigje deri në këtë moment.

    E njëjta as s’e ka mohuar e as s’e ka pohuar nëse do të japë dorëheqje nga njëra nga pozitat.

    Nuk dihet nëse Salihu ka marrë ndonjë rekomandim paraprak nga Agjencia Anti-Korrupsion për mbajtjen e dy pozitave njëkohësisht.

    Megjithatë, në uebfaqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit emri i saj nuk figuron askund.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti i ministrave miratoi propozimin për emërimin e gjashtë anëtarëve të rinj të Bordit të “TrainKos”.

    Bazuar në vendimin e qeverisë, Bordi i ri i “TrainKos” do të përbëhet nga: Jetmir Nuka, kryesues dhe anëtarë: Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri, Kimete Fazliu, Afrim Bulluti.

    Luljeta Lutfiu, Kimete Fazliu dhe Afrim Bulluti nuk figurojnë në listën e emrave të rekomanduar për bordin e Trainkosit nga komisioni i ambasadës së Britanisë.

    Ndërkaq, Salihu figuron e dyta për nga pikët tek testimi i kandidatëve nga ana e komisionit britanik. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark