Autoritetet në jugperëndim të Kinës janë zotuar se do t’i dalin në ndihmë një fshati malor të izoluar pas publikimit të disa fotografive ku shihen disa fëmijë tek bëjnë një rrugë të rrezikshme për të shkuar në shkollë.
Për të arritur deri tek shkolla, fëmijët duhet të ngjiten në një shkëmb të lartë 800 metra, shkruan BBC.
Fotografi të udhëtimit të tyre të frikshëm që zgjatë rreth 90 minuta u shpërndanë me shpejtës në Kinë përmes internetit gjatë kësja jave dhe pastaj u publikuan edhe në gazeta./Insajderi.com