×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Udhëtuan bashkë, si u bë që këshilltari shpenzoi më shumë se Ministri Peci në vizitën tyre në ShBA?

    Insajderi
    16 November 2023 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mijëra euro kushtoi vizita zyrtare e ministrit të Bujqësisë së bashku më këshilltarin e tij në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë muajit tetor. Ministri, Faton Peci kishte udhëtuar në tokën përtej Atlantikut së bashku më këshilltarin e tij, Mentor Tahiri. Nga kërkesa për qasje në shpenzime, bie në sy se shpenzimet e këshilltarit kanë qenë më të mëdha se ato të ministrit. Gazeta Insajderi ju sjell detaje.

    Veç vet Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nga buxheti i shtetit për këtë vizitë shpenzoi 1 mijë e 435 euro.

    Ndërkaq, këshilltari i tij, Mentor Tahiri harxhoi gati 1 mijë euro më shumë, apo më saktë 2 mijë e 421 euro.

    Për mëditje ministri u pagua 709 euro, për akomodim shpenzoi 298 euro, për dreka 392 euro teksa ka shpenzuar edhe 35 euro për shpenzime tjera.

    Shifrat më larta shihen tek këshilltari, Tahiri, vetëm për mëditje ia është paguar 1 mijë e 56 euro, për akomodim 1 mijë 161 euro si dhe për shpenzime tjera, të pa specifikuar ai ka shpenzuar 204 euro nga buxheti.

    Nga MBPZHR, kanë njoftuar se nga shtatori i këtij viti nuk kanë kontratë me avionkompanitë si rrjedhojë rezervimet e biletave nga kjo periudhë janë bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Si rrjedhojë as për biletat e këtij udhëtimi nuk dihet saktë se sa është paguar.

    Për çka shkoi Peci në Iowa?

    Me 27 tetor, pas u kthye në Kosovë ministri, Faton Peci jepi detaje mbi vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Njoftoi se u takua me Sekretarin për Bujqësi Mike Naig si dhe Guvernatoren e Shtetit të Iowës Kim Raynolds.

    “Bashkëbiseduam rreth mundësive të bashkëpunimit si dhe për potencialin e zhvillimit të sektorit të bujqësisë në Kosovë”, shkroi ai.

    Përveç këtij takimi, Peci potencoi se ishte pjesëmarrës në ndarjen e çmimeve në Ceremoninë e “World Food Prize”.

    Gazeta Insajderi, ditëve në vazhdim do të publikojë shpenzimet e përgjithshme të ministrit Peci dhe kabinetit të tij për periudhën janar-tetor, 2023.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark