×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    UEFA dhe shteti spanjoll ndalojnë shqiponjën Attila, do të mungojë simboli i ekipit gjerman

    Insajderi
    17 May 2022 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka finale për shqiponjën Attila, e cila nuk do të ndjekë Eintracht Frankfurtin në Sevilje për ndeshjen kundër Rangers.

    Simboli i ekipit gjerman fluturon mbi qiellin e Deutsche Bank Park me rastin e ndeshjeve në shtëpi që nga viti 2006, por nuk do të mund të fluturojë mbi atë të stadiumit Ramón Sánchez-Pizjuán.

    Sipas raportimeve nga shtypi spanjoll, në fakt, legjislacioni iberik parashikon një karantinë 15-ditore për hyrjen e kafshëve të gjalla në vend dhe për më tepër do të kërkohet leja e UEFA-s. Këto janë arsyet që e shtynë Eintracht-in të mos e marrë në Spanjë, nga ku shumë tifozë do të nisen për të mbërritur në qytetin andaluzian ku ndeshja e shumëpritur kundër skocezëve në Glasgoë është planifikuar të mërkurën më 18 maj (21:00).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark