×
  • Sport
  • Sport

    UEFA lejon klubet kosovare të luajn në stadiumin “Adem Jashari”

    Insajderi
    16 February 2017 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të gjitha klubet kosovare në që kanë të drejt pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën Evropiane në futboll, UEFA u ka lejuar të zhvillojnë ndeshjet në  stadiumin “Adem Jashari”,në Mitrovicë.

    “Pas një angazhimi dhe përpjekjeve të mëdha si dhe me takimet e shumta të kryetarit të FFK-së z. Fadil Vokrri me shumë zyrtarë të UEFA-s, sot në FFK arriti vendimi i KE të UEFA-s, për lejimin e zhvillimit të këtyre ndeshjeve”, shkruan në komunikatën e lëshuar për medie nga FFK.

    Sipas FFK-së në ditën e parë të muajit mars,  një delegacion i UEFA-s, do të vijë për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete.

    FFK-ja ka njoftuar se tash mbetet që MKRS dhe organet tjera relevante të shtetit të Kosovës të angazhohen që stadiumi “Adem Jashari” të përgatitet sa më shpejt për këto gara të klubeve të Kosovës.

    Vitin e kaluar më 3 maj, Kosova ka marrë besimin e 28 vendeve anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit, për tu bërë anëtarja  e 55-të e UEFA-s/Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark