×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    UEFA mban anën e Rusisë, Ukraina detyrohet të ndryshojë fanellat me mesazhe politike

    Insajderi
    11 June 2021 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fanella e kombëtares së Ukrainës për Euro 2020 është bërë shkak për një përplasje diplomatike me Rusinë. Ukraina është pjesë e grupit C në Euro 2020. Skuadra e drejtuar nga Andriy Shevchenko ka kundërshtarë si Holanda, Maqedonia e Veriut dhe Austria. Dueli i parë do të zhvillohet më 13 qershor kundër tulipanëve të De Boer.

    Në Facebook, presidenti i federatës ukrainase të futbollit, Endri Pavelko, deklaroi se futbollistët do të kenë “fanella speciale” dhe publikoi fotografitë e uniformave verdhë e blu, si flamuri kombëtar, në të cilat është vizatuar harta e Ukrainës përfshirë dhe Krimenë, e aneksuar nga Rusia; por dhe rajonet e Donetsk dhe Lugansk të kontrolluara nga separatistët.

    Fotografitë shoqëroheshin nga fjalët: Lavdi për Ukrainën! Lavdi për heronjtë tanë! Pevelko u shpreh se do të jetë pikërisht kjo hartë që do i japë forcë lojtarëve, të cilët do të luftojnë për të gjithë vendin. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse u tall me uniformat duke thënë se ishte sulmuar territori i Ukrainës dhe ai rus i Krimesë.

    Sipas saj, kjo fanellë krijon iluzionin e të pamundurës. Në fund ajo theksoi se organizatorët e Euro 2020 dhe tifozët duhet të dinë se motoja e zgjedhur nga ukrainasit është një moto naziste. Ankesa e rusëve ka dhënë efekt dhe UEFA ka marrë një vendim në lidhje me këtë temë delikate.

    Qeveria Europiane  e Futbollit ka urdhëruar kombëtaren ukrainase të ndërrojë fanellën zyrtare, pasi konsiderohet si politike për shkak të përfshirjes së Krimesë. Vendimi i UEFA-s ka gëzuar Rusinë. Me anë të një komunikate të shkurtër zyrtare, Ministria e Jashtme e shtetit të madh lindor deklaron se ka mbetur e kënaqur me imponimin e UEFA-s ndaj Ukrainës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark