UEFA në Beograd mban një minutë heshtje për sportistët që vdiqën, në mesin e tyre edhe ata nga Kosova - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    UEFA në Beograd mban një minutë heshtje për sportistët që vdiqën, në mesin e tyre edhe ata nga Kosova

    Insajderi
    03 April 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA-ja është duke mbajtur kongresin e 49-të në qytetin e Beogradit.

    Presidenti i UEFA-s, Aleksandr Ceferin dhe 55 anëtarët e shtëpisë së futbollit mbajtën një minutë heshtje për njerëzit e sportit që nuk janë më pjesë e kësaj bote.

    Në këtë mes ishin edhe sportistët nga Kosova, duke përfshirë këtu edhe ish-lojtarin e Vushtrrisë, Erjon Morina dhe gjyqtarin, Rilind Berisha.

    Po ashtu edhe emra të njohur të futbollit nga Shqipëria.

    Në këtë kongres është shfaqur edhe flamuri i Kosovës, që për herë të parë bën pjesë në Beograd.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark