×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    UEFA shkruan për rizgjedhjen e Agim Ademit në krye të FFK-së

    Insajderi
    07 April 2022 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA i ka kushtuar vëmendje rizgjedhjes së Agim Ademit kryetar të FFK-së për mandatin e tij të dytë.

    Agim Ademi mori besimin e 42 delegatëve nga 43 të mbledhur në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së duke u rizgjedh kryetar i FFK-së edhe më një mandat të ri katërvjeçar.

    Zgjedhja e Ademit në krye të FFK-së është pasqyruar me një artikull të veçantë edhe shtëpia evropiane e futbollit, UEFA.

    “Agim Ademi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). 60-vjeçari, i cili mori drejtimin e futbollit në Kosovë në vitin 2018 pas ndarjes nga jeta të paraardhësit të tij Fadil Vokrri, tani do të shërbejë një mandat të ri katërvjeçar si president”, ka shkruar fillimisht faqja zyrtare e UEFA-s.

    Tutje, faqja e UEFA-s ka shkruar edhe disa citate të Ademit pas rizgjedhjes së tij kryetar i FFK-së dhe vizionin e tij për masivizimin e futbollit, duke rritur numrin e futbollistëve aktivë në Kosovë deri në gjithsej 20 mijë.

    Përveç tyre, UEFA pasqyroi edhe vizionin e tij për rëndësinë e rritjes së futbollit të femrave, si dhe zhvillimin e sektorit bazë dhe përmirësimin e infrastrukturës së futbollit brenda vendit.

    Një tjetër pikë kyçe kryesore do të jetë zgjerimi i stadiumit të ekipit kombëtar të Kosovës nga 13 mijë në 22 mijë vende, krahas objektivit për të nxitur dhe përmirësuar pozicionin e ekipit kombëtar nën trajnerin e sapoemëruar të përfaqësueses, legjendën franceze të futbollit Alain Giresse. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark